12:41 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zhgroposet vendi, ku dikur janë ndezur qirinj

Të martën (7 gusht), bri Xhamisë së Koxha Sinan Pashës në Kaçanik, një eskavator zhgroposi vendin ku dikur janë ndezur qirinj.

Esnafi i çarshisë Shukri Dogani, që i ka shkelur të 70-at, djali i agës Bub, rrëfen; “Në këtë udhëkryq thuhet të kenë qenë dy – tri varre. Nuk dihet të kujt. Në vitet e 50-ta ishte një objekt i vogël. Brenda në të, në natat e mdhaja, janë ndezur qirinj. Nuk e besoj që ky vend të ketë ndonjë vlerë antike, tha Dogani.

Disa mbetje nga kjo zhgroposje, copëza të tullave me ngjyrë të kuqrremtë i kishte futur në një qese të najlonit kaçanikasi Nejazi Hoxha, vëllai i arsimtarit të historisë Elmi Hoxhës.

“I mora këto mbetje ti ruaj”, shprehet Nejazi.