08:32 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Zidane: Ky futbollist e bëri diferencën

Trjaneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka folur pas ndeshjes në Alianz Arena që skuadra e tij mposhti Bayernin me rezultat 1-2.

Ai ka folur për punën e ekipit duke veçuar punën dhe cilësitë e Marco Asensio, shkruan indeksonline.

“E vërteta është se ne jemi të kënaqur me rezultatin që kishim përballë një kundërshtari të vështirë. Ne luftuam me topin, atëherë kemi bërë një pjesë të dytë më të mirë edhe pse kemi vuajtur pak, por ne bëmë mirë që fituam këtu. Nuk është e lehtë, mund t’i bënim gjërat më mirë, por jemi të kënaqur”, ka thënë Zidane.

“Asensio është i mahnitshëm, por kjo nuk është risi, bën dallimin, është vertikal, ka shpejtësi, është i mbërthyer … Ka pak gjithçka”, shtoi trajneri. /IndeksOnline/