09:23 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zinxhiri i restoranteve në Kinë humbet 145 milionë dollarë pasi një konsumator e gjeti një mi në supë

Një zinxhirë i restoranteve në Kinë ka humbur 145 milionë dollarë vlerën në market pasi që një grua shtatzënë gjeti një mi të vdekur në supë, transmeton Indeksonline.

Ky rast ka ndodhur në restorantin Xiabu Xiabu, i njohur për ushqimet e nxehta.

Gruaja shtatzënë e quajtur Ma, ishte duke ngrënë darkë me familjen e saj kur e gjeti miun. Burri i Ma ka thënë se stafi i hotelit i kishin ofruar para nëse është nevoja për abortim.

Restoranti kishte publikuar një deklaratë ku kishte përjashtuar mundësin që higjiena e dobët është shkak i kësaj ndodhie, por më vonë e kishte fshirë atë postim./Indeksonline/

Temat: