09:14 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zjarr në aeroportin e Frankfurtit

Një zjarr në pistën e aeroportit të Frankfurtit shkaktoi alarm të hënën, ndërsa njerëzit mendonin për më të keqen.

Imazhet që shfaqnin tymin e zi që fluturonte nga pista e aeroportit janë shfaqur në internet, ndërsa shumë njerëz besojnë se zjarri ka ndodhur në një avion.

Megjithatë, flakët të cilat për shumë dëshmitarë okularë dilnin nga një avion pasagjerësh, u shkaktuan nga një mosfunksionim në një mjet tërheqës avioni, sipas raporteve të medieve lokale.

Askush nuk u lëndua në incident, tha një zëdhënësi i aeroportit për Frankfurter Allgemeine Zeitung.