13:25 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Zjarr në QKUK, evakuohen disa pacientë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:50, në repartin  intensiv të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike  në një Intra tavolinë ka filluar të dalë tym.

Pas kësaj, menjëherë ekipet kujdestare kanë ndërmarrë masat e nevojshme duke  bërë sigurimin e pacientëve dhe foshnjave që ndodheshin në atë hapësirë.

Si hap i parë menjëherë janë  2 bebe dhe 3 nëna që janë bartur në një repart tjetër në vend më të sigurt. Po ashtu, menjëherë janë ftuar ekipi i sigurimit fizik, ekipi i zjarrfikësve QKUK dhe Policia e Kosovës.

“Pas evakuimit të nënave dhe foshnjave aparati në fjalë është ndezur dhe ekipet e zjarrfikësve ka shuar zjarrin e lokalizuar tek ai aparat. Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për rikthim të shpejtë në punë të këtij reparti dhe nuk ka pasur dëme të tjera, përveç djegies të një (1) intra tavoline”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu ekipet e policisë dhe shërbimeve teknike kanë bërë ekzaminimet e nevojshme që kërkohet në rastet e tilla.

Gjatë ditës ky repart pritet që t’i kthehet punës normale./Indeksonline/