13:31 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Zjarrfikës heronj, kapën fëmijët që binin nga ndërtesa e cila po digjej (Video)

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin heroik të zjarrfikësve të cilët luftuan kundër zjarrit në një kompleks apartamentesh të DeKalb County të SHBA-së, që dërgoi tetë fëmijë dhe katër të rritur në spital të mërkurën, 3 janar, transmeton Indeksonline.

Zjarrfikësit shpëtuan një duzinë njerëzish të bllokuar nga banesa. Njëri nga zjarrfikësit madje kapi një moment të mahnitshëm. Kapiteni Scott Stroup me Departamentin e Shpëtimit të Zjarrit të Dekalb County mund të shihet duke kapur një nga fëmijët që u hodh nga ballkoni i katit të tretë. /Indeksonline/