23:34 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Zjarrfikësit shkojnë me urgjencë te Konviktet – është komike ajo çka zbulojnë

Ekipi i Zjarrfikëseve të Prishtinës ka shkuar me urgjencë te Qendra e Studentëve pasi ka marrë një thirrje për zjarr në terracën e njërit nga konviktet.
Por në fakt, ndërhyrja e Zjarrfikësve nuk ka qenë e nevojshme fare, pasi që aty ishin djegur vetëm një palë këpucë sportive.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Pas një informate, Zjarrfikësit kanë shkuar në vend të ngjarjes, por nuk ka qenë e nevojshme intervenimi sepse ishin djegur vetëm një palë atlete në terracën e njërit nga konviktet e Qendrës së Studentëve”, tha Agron Borovci për kallxo.com.