Zjarrfikësit shpëtojnë personin që kishte mbet i bllokuar në banesë në Podujevë (Foto)
Ekipi i Zjarrfikësve sot rreth orës 13:00 kanë intervenuar për largimin e një personi nga banesa në qendër të Podujevës.
Siç raporton Llapi.info, ky person kishte mbetur i mbyllur në banesën e tij.
“Ekipi i Zjarrfikësve ka intervenuar në një banesë në qendër të Podujevës, një personi i është dhënë ndihma për të dalë nga banesa pasi që kishte mbetur i mbyllur nga prishja cilindrit të derës”, tha ai.