21:18 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zjarri mbyt një person në Skenderaj

Një zjarr që kishte kapluar një shtëpi në lagjen Rrecaj në Llaushë të Skenderajt ka qenë fatal për një person.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, menjëherë pas incidentit.

“I tronditur nga ngjarja e pasdites së sotme në Lagjen “Rrecaj” të Llaushës së Skenderajt, ku një bashkëqytetar i yni, rreth 45 vjeç, gjeti vdekjen si pasojë e zjarrit që ka djegur një pjesë të shtëpisë së të ndjerit.

Humbje e madhe për familjen, të afërmit dhe për qytetarët e Skenderajt.

I shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes për djalin e tyre!

Paqtë ndjesë shpirti i tij!”, ka shkruar Bekim Jashari në Facebook.

Temat: