15:25 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Zjarri në rezervarët e naftës. Prokuroria del në vendin e ngjarjes (Foto)

Një zjarr i madh ka shpërthyer rreth orës 14:00 në njërën prej cisternave të naftës se kompanisë “Al Petrol” në Fushë Kosovë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar disa njerëz.

Në një prononcim për Indeksonline, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka thënë se kanë pranuar menjëherë informatën lidhur me rastin në fjalë.

Ai ka thënë se tani ka dhënë urdhër që prokurori kujdestar, Rexhep Maqedonci  të del në vendin e ngjarjes. Po ashtu në vend të ngjarjes kanë dal ekipet mjekësore, policia dhe zjarrfikësit.

Ndryshe, Komandanti i brigadës së zjarrfikësve të Prishtinës, Latif Zeka tha se gjendja nuk është aspak e mirë.

“Gjendja nuk është aspak e mirë, kemi shumë problem me rrymë këtu, me instalimin e ujit që është bërë këtu, e këta të KEK-ut nuk po dojnë ta lëshojnë rrymën për arsyeje të tyre. Pa rrymë nuk kemi kapacitet me e mbuluar rezervuarin fatkeqësisht”, ka thënë Zeka./Indeksonline/