22:23 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

”Zonja e Vjetër” regjistron fitoren e radhës, CR7 ende në kërkim të golit: Notat e lojtarëve

Juventusi e ka fituar edhe ndeshjen e tretë në tri ndeshjet hapëse të sezonit të ri në Serie A.

”Zonja e Vjetër” është përballur sonte me Parman në ”Ennio Tardini”, duke arritur fitoren e radhës.

Skuadra e Maxi Allegrit ka fituar me rezultat, 2-1 si mysafir i skuadrës së sapo-promovuar në kampionatin italian.

Golat për mysafirët i shënuan Mario Mandzukic (‘2) dhe Blaise Matuidi (’58), transmeton IndeksOnline.

Teksa, golin e vetëm për Parman e shënoi ardhja e verës, Gervinho në minutën e 33-të të ndeshjes.

Edhe Cristiano Ronaldo startoi nga minuta e parë, megjithatë nuk arriti të shënojë apo asistojë sonte.

Pas tri xhirove të zhvilluara, Juventusi mbetet lider me 9 pikë, ndërsa Parma në vendin e 14-t me vetëm një pikë të grumbulluar.

Notat e lojtarëve mundësuar nga WhoScored mund t’i shikoni në foton e mëposhtme./IndeksOnline/

Temat: