17:39 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zv/ministri i Haradinajt-deputetëve: S’keni qare pa e votu demarkacionin!

Pas arritjes së marrëveshjes për ratifikimin e demarkacionit ka reaguar zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se demarkacioni është vonuar, por tani deputetët nuk kanë qare pa e votu atë, shkruan Indeksonline.

Ja postimi i Dedajt:

Tregoni drejte qytetarve!

– te fala nga Gjakova!

Mos u lavderoni per demarkacionin, vetem sa e keni vonu kot,keni demtuar partneritetin me miqte dhe imazhin e Kosoves,per mendje te madhe e perfitime meskine personale e partiake, se nuk keni qare pa e votuar! /Indeksonline/