23:25 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Zvicër: Një rosë tejkalon shpejtësinë dhe fotografohet nga radari

Dy herë me radhë radari i Konizit në Kantonin Bern i ka regjistruar rosat me shpejtësi të madhe.

Fillimisht, në një zonë ku shpejtësia maksimale është e parashikuar në 30 kilometra në orë, në Koniz të Bernës, është regjistruar një rosë me shpejtësi prej 52 kilometrash në orë, shkruan në profilin e saj në Facebook komuna në fjalë.

“Rosa ka ardhur nga drejtimi i Oberwangenit”, thonë nga policia gjatë fundjavës. Vetëm tri ditë më vonë, edhe një rosë ka fluturuar para radarit me shpejtësi të madhe.

Mbetet e paqartë nëse kundërvajtëse është e njëjta rosë, pasi “pjesëmarrësi në komunikacion” nuk ka pasur me vete autotarga.

Gjithashtu mbetet e paqartë se “në cilën adresë duhet të dërgohet dënimi për tejkalimin e shpejtësisë”, parashtron pyetjen argëtuese komuna.

Temat: