08:52 / E Hënë, 11 Qershor 2018

Zvicra përfiton më së shumti nga globalizimi

Njerëzit në vendet e industrializuara përfitojnë më së shumti nga globalizmi në rritje- dhe askush nuk përfiton më shumë se Zvicra.

Kjo është gjetja kryesore e Raporti të vitit 2018 për Globalizimin, i kryer nga një fonacion zviceran. Raporti llogarit ndërlidhjen ndërkombëtare dhe ndikimin e saj në rritjen e prodhimit të brendshëm bruto (GDP), raportojnë mediat zvicerane. Raporti ka për bazë analiza nga 41 shtete.

Studimi tregon se globalizimi ka ndikim pozitiv në ekonomi, megjithatë përfitimet e marra ndryshojnë nga shtetit në shtet- duke i nxjerrë kështu vendet e industrializuara si fituesit e epokës globale.

Zvicra përfiton më së shumti, rritja e GDP-së për shkak të globalizmit u rrit në një mesatare prej 1,91 euro për vit, në mes të viteve 1990 dhe 2016. E dyta renditet Japonia, kurse e treta për nga përfitimi prej globalizmit u rendit Finlanda.

Hartuesit e raportit kanë bërë thirrje që të mirat/përfitimet e globalizimi të ndahen në mënyrë më të barabartë, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë.