11:27 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Anderson bëhet futbollisti i West Hamit (Foto)

Skuadra e West Hamit ka bërë një tjetër “goditje” në afatin kalimtar të verës.

Klubi londinez ka zyrtarizuar futbollistin, Filipe Anderson, shkruan IndeksOnline.

Ish-lojtari i Lazios, tani është bashkuar me klubin e “The Hammers” dhe ka firmosur kontratë katër-vjeçare.

25-vjeçari ndihet tejet i lumtur që ka firmosur kontratë me skuadrën angleze.

“West Ham është një klub me shumë traditë, ka lojtar shumë të mëdhenj dhe kanë luajtur poashtu shumë lojtarë të mëdhenj, si Bobby Moore, Tevez, Di Canio. Unë jam tejet i lumtur që jam këtu. është një ëndërr”, ka thënë Anderson.

Kujtojmë që West Ham gjatë këtij afati ka bërë disa transferime të bukura, si; Wilshere, Yarmolenko, Fabianski, Frederick dhe Diop./IndeksOnline/