19:32 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Baba largohet nga Chelsea (Foto)

Baba Rahman është larguar nga Chelsea. Mbrojtësi anësor, ka nënshkruar kontratë një vjeçare me ekipin e Schalkes, transmeton IndeksOnline.

23-vjeçari ishte i huazuar gjatë sezonit të kaluar te skuadra gjermane, por për shkak të një lëndimi ai ishte rikthyer në “Stamford Bridge”.

Menjëherë pasi u rikthye nga lëndimi pas një kohe të gjatë, Baba u rikthye në Bundesliga.

Kujtojmë se Baba për Chelsean ka zhvilluar vetëm 15 paraqitje që nga transferimi i tij prej Augsburg në vitin 2014./IndeksOnline/