16:12 / E Hënë, 16 Prill 2018

Zyrtare: Batshuayi humb sezonin, Kupa e Botës mbetet një “ëndërr” (Foto)

Michy Batshuayi do ta humb pjesën tjetër të sezonit, pas lëndimit që pësoi në derbin kundër Schalkes.

Ai sot iu nënshtrua një testi mjekësor, ku klubi i Borussia Dortmund ka bërë të ditur se sulmuesi belg ka dëmtuar kyçin e këmbës, transmeton IndeksOnline.

Sipas klubit gjerman ai tashmë ka humbur pjesën tjetër të sezonit, por shpresohet shumë që të jetë i gatshëm për Kupën e Botës me Kombëtaren e Belgjikës, që zhvillohet nga muaji qershor në Rusi.

Që nga huazimi në Bundesliga, Batshuayi ka zhvilluar disa paraqitje fenomenale duke shënuar 10 gola./IndeksOnline/