17:38 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Bersant Celina bëhet me skuadër të re (Foto)

Bersant Celina është larguar përfundimisht nga Manchester City.

Anësori i Kombëtares së Kosovës është transferuar te klubi i Swansea Cityt, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kosovari i cili përmes rrjeteve sociale ka publikuar foto duke firmosur kontratën me skuadrën e re.

Thuhet se Swanseas do t’i kushtojë plotë 5 milionë funta transferimi i kosovarit.

Swansea gjatë sezonit 2018/19 do të bëjë gara në Championship./IndeksOnline/