11:49 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Cahill shkaktari kryesor, Ryan Mason pensionohet nga futbolli (Video/Foto)

Futbollisti i njohur, Ryan Mason është tërhequr nga futbolli në moshën 26 vjeçare.

Ish-lojtari i Tottenham Hotspur dhe Hull Cityt pësoi një lëndim në kokë më 22 janar të vitit 2017, shkruan IndeksOnline.

Lëndimin ia shkaktoi futbollisti i Chelseat, Gary Cahill pas një dueli në ajër.

Lajmin për pensionimin e Ryanit e ka konfirmuar edhe klubi i Hull Cityt.

“Me keqardhje të thellë, klubi ju njofton se pas lëndimit në kokë të pësuar më 22 janar 2017, Ryan Mason do të tërhiqet nga futbolli me efekt të menjëhershëm”, shkruhet në njoftimin e klubit anglez.

Anglezi për Tottenhamin zhvilloi afro 58 paraqitje dhe shënoi 2 gola, kurse për Hullin në 16 paraqitje shënoi një gol./IndeksOnline/