14:23 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Celina nuk është në planet e Guradiolas, kosovari afër largimit (Foto)

Bersant Celina duket se nuk do të jetë në planet e Pep Guardiolas për sezonin e ri.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës para disa dite u rikthye në kampin e Manchester Cityt, pas një sezoni fantastik si i huazuar te Ipswich Toën, shkruan IndeksOnline.

Celina edhe pse mori pjesë në disa stërvitje të Cityt gjatë këtyre ditëve, kosovari nuk është ftuar për ndeshjet para-sezonale.

Kampioni i Premierligës, publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet para-sezonale që do t’i zhvillojë në Amerikë.

Në këtë listë bën pjesë edhe transferimi më i ri, Riyad Mahrez./IndeksOnline/