19:10 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Collina largohet nga UEFA, ky është zëvendësuesi i tij (Foto)

Ish-referi i njohur, Pierluigi Collina njoftoi sot vendimin e tij për të dhënë dorëheqje për arsye personale nga Kryetari i Komitetit të Arbitrave.

58-vjecari u emërua si Udhëheqës i Arbitrave në vitin 2010, pas pensionimit nga roli i referit në vitin 2005, shkruan IndeksOnline.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka njoftuar publikun se vendin e tij do ta zë legjenda italiane, Roberto Rosetti.

“Është nderë i madh që e pranoj këtë punë. UEFA ka udhëhequr rrugën në zhvillimin e arbitrave në vitet e fundit. Unë pres që sfida në vazhdim të jetë më e lehtë dhe pa probleme”, ka thënë Rosetti./IndeksOnline/