16:08 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Conte shkarkohet nga Chelsea (Foto)

Antonio Conte edhe zyrtarisht është shkarkuar nga klubi i Chelseas.

Conte edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2019, është larguar nga Blutë e Londrës, shkruan IndeksOnline.

Menaxheri italian qëndroi dy sezone në Angli, duke fituar Premierligën qysh në sezonin e parë dhe FA Kupën në sezonin e dytë.

Conte theu shumë rekorde duke e bërë Chelsean një super ekip. Por, në sezonin e tij të fundit ai dështoi ta çonte ekipin nga Anglia në Champions League.

Vendin e tij pritet ta zë ish-trajneri i Napolit, Maurizio Sarri./IndeksOnline/