21:19 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: David Ospina largohet nga Arsenali, huazohet te klubi i madh italian

Napoli ka konfirmuar se portieri kolumbian, David Ospina i është bashkuar klubit në huazim nga Arsenali.

Marrëveshja në fjalë përfshinë edhe opsionin për Napolin për të drejtën e blerjes permanente në fund të sezonit.

Ospina është i lindur në Medellin, Kolumbi më 31 gusht të vitit 1988, transmeton IndeksOnline.

Ai ka debutuar për herë të parë në futbollin senior për Atletico Nacional si 17-vjeçar, para se t’i bënte 97 paraqitje në tri sezonet e ardhshme.

Ospina iu bashkua Nices në verën e vitit 2008, teksa në vitin 2014 nënshkroi për Arsenalin, ku i kaloi katër sezone./IndeksOnline/