10:58 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

ZYRTARE: Dita e Valonit, një kosovar më shumë në Serie A

Valon Berisha ka kryer me sukses testet mjekësore te Lazio. Ylli i Kosovës ka nënshkruar për skuadrën ku drejtor sportiv është Igli Tare.

Berisha ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me Lazion duke braktisur Salzburgun pas disa viteve të suksesshme atje.

Jozyrtarisht mësohet se Berisha do t’i kushtojë Lazios 7.5 milionë euro.

Me skuadrën romake, ylli kosovar do të luaj në Europa League./Indeksonline/