Zyrtare: Drita mëson kundërshtarin për Ligën e Kampionëve (Foto)
Skuadra kosovare, Drita FC ka mësuar kundërshtarin e parë për Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Kosovës për këtë sezon, do të luaj me ekipin e Santa Coloma, shkruan IndeksOnline.
Ky mini-turne është i përbërë nga gjysmë-finalja dhe finalja. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin e Gjibraltarit “Victoria”.
Gjysmëfinalja e dytë zhvillohet mes La Fiorita dhe Lincoln.
Raundi i parë gjysmëfinal zhvillohet më 26 qershor, kurse raundi i fundit më 29 qershor.
Fituesit e dy takimeve zhvillojnë një finale, dhe fituesi shkon tutje për fazën tjetër të UEFA Champions League../IndeksOnline/