16:39 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Drita prezanton pasardhësin e Bekim Isufit

Edhe zyrtarisht, Shpëtim Duro do të jetë trajneri më i ri i kampionit të Kosovës, Drita.

Ish-trajneri i shumë skuadrave të mëdha shqiptare, do të vijë në Kosovë për ta shijuar një aventurë të re.

Duro pritet ta marrë timonin e Dritës që nga dita e sotme, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë presidenti i Dritës, Valon Murseli në një prononcim për IndeksOnline.

”Po, kemi arritur marrëveshje me Duron”, u përgjigjë shkurt presidenti i Dritës.

Përndryshe, ditë më parë, Bekim Isufi u largua nga posti i trajnerit pas rezultateve të dobëta.

Me Isufin, Drita sezonin e kaluar e fitoi Superligën e Kosovës në futboll dhe Superkupën./IndeksOnline/

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting and people standing