14:30 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: E kërkonte Arsenali, futbollisti i Leipzig vendos për të ardhmen (Video)

Futbollisti i Red Bull Leipzig, Marcel Sabitzer ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sipas faqes zyrtare të klubit, futbollisti ka nënshkruar kontratë të re katër vjeçare, ku do të qëndroj në Bundesliga deri në vitin 2022, shkruan IndeksOnline.

Sabitzer ishte duke u kërkuar me ngulmë nga disa klube europiane, përfshi edhe Arsenalin.

24-vjeçari nga Austria, për ekipin gjerman që nga viti 2015 ka zhvilluar afro 100 paraqitje dhe ka shënuar 23 gola.

“Unë jam një lojtar i Leipzigut dhe sigurisht që jam i lumtur që kam vazhduar këtë kontratë. Do të bëjmë të pamundurën për ta ngritur klubin”, ka thënë austriaku./IndeksOnline/