18:37 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: E konfirmon edhe klubi, Malcom bëhet romak (Foto)

Skuadra e Romës ka arritur marrëveshje me klubin e Bordeaux për futbollistin Malcom.

Malcom do të jetë futbollisti më i ri i Romës, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi italian përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Roma konfirmon se ka arritur marrëveshje me Bordeaux për transferimin e lojtarit Malcom. Operacioni do të bëhet i ditur pas testeve mjekësore”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Malcom  për ekipin nga Franca ka zhvilluar afro 100 paraqitje dhe ka shënuar 22 gola./IndeksOnline/