20:22 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Grosso bëhet me skuadër të re (Foto)

Legjenda e Italisë, Fabio Grosso është bërë me skuadër të re.

Menjëherë pas largimit nga Bari, Grosso është emëruar trajner i Hellas Veronas, shkruan IndeksOnline.

Grosso nënshkroi kontratë deri në vitin 2020 me skuadrën që do të bëjë gara në Serie B në sezonin e ardhshëm.

“Jam i lumtur dhe krenar që kam arritur marrëveshje me Veronan. Unë nuk mundem të pres deri në fillim të sezonit”, ka thënë Grosso.

Ish-lojtari i shumë klubeve si; Inter, Palermo, Lyon dhe Juventus karrierën e trajnerit e nisi te klubi i Juventusi./IndeksOnline/