21:20 / E Mërkurë, 23 Maj 2018

Zyrtare: Iniesta niset për në Japoni, kjo është skuadra e re (Foto)

As në Kinë, e as në Australi/ Andres Iniesta ka marr rrugën për në shtetin e Japonisë.

Legjenda e Barcelonës u largua përfundimisht nga këta të fundit dhe tani do të fokusohet në një skuadër të re, shkruan IndeksOnline.

Spanjolli konfirmoi përmes rrjeteve sociale, se ka marr rrugën për në shtetin e Japonisë. Kjo ka lënë të kuptohet se Iniesta së shpejti do të zyrtarizohet si futbollist i skuadrës së Vissel Kobe.

“Duke shkuar në shtëpinë time të re, së bashku me mikun tim”, ka shkruar Iniesta.

34-vjeçari për në Japoni është nisur me shefin ekzekutiv të firmës “Rakuten”, H. Mikitani. Kujtojmë se te skuadra japoneze luan edhe futbollisti gjerman, Lukas Podolski./IndeksOnline/