15:53 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Inzaghi merr drejtimin e skuadrës nga Serie A (Foto)

Legjenda italiane, Filippo Inzaghi është bërë me skuadër të re.

44-vjeçari është emëruar trajner i klubit nga Serie A, Bologna, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar klubi përmes rrjeteve sociale.

“Mirdita mister”, shkruhet në njoftimin e klubit italian.

Ish-sulmuesi i Milanit nisi karrierën e trajnerit te ekipi i Milan Primavera. Për të vazhduar më pas te ekipi i parë i Milanit. Ai po ashtu ishte në krye të Venezias./IndeksOnline/