18:07 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ish-kampioni i Botës pensionohet nga Formula 1 (Video)

Njëri nga pilotët më të mirë të Formula 1, Fernando Alonso ka njoftuar se do të tërhiqet përfundimisht nga McLaren dhe Formula.

Pavarësisht se është konsideruar si një nga drejtuesit më të mirë të F1, 37-vjeçari nuk ka fituar asnjë garë F1 në pesë vjetët e fundit dhe Kampionatin Botëror  në më shumë se një dekadë.

“Pas 17 viteve të mrekullueshme në këtë sport të mahnitshëm, është koha për mua të bëj një ndryshim dhe të vazhdoj”, ka thënë Alonso.

Alonso u shpall kampion bote në vitin 2005 dhe 2006 kur ishte pjesë e Reanult. /IndeksOnline/