23:16 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ismet Munishi ia arrinë qëllimit, transferon sulmuesin e njohur

Sulmuesi i njohur kosovar, Bashkim Shala i është bashkuar Besës së Ismet Munishit.

Shala ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me klubin pejan, teksa ai deri më tani ishte pjesë e Vushtrrisë.

Afati kalimtar veror në futbollin kosovar mbyllet sonte, ndërsa Besa ka arritur suksesshëm ta përforcojë edhe sulmin, shkruan IndeksOnline.

Në fund, Shala e ka falënderuar klubin e Vushtrrisë, teksa i ka përmendur edhe disa probleme me disa nga anëtarët e kryesisë.

”Përmes këtij shkrimi, deshta t’ju njoftoj se nga sot jam pjesë e Besës, shpresoj dhe besoj se do ta arrijmë inkuadrimin në Superligë”.

”I falënderoj edhe ‘disa’ anëtarë të kryesisë aktuale të Vushtrrisë që vazhdimisht janë munduar me fjalë negative të na humbin mundin që kemi bërë”, shkroi Shala./IndeksOnline/