13:50 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Jep dorëheqje trajneri Ismet Munishi

Ismet Munishi nuk do të jetë më trajner i Feronikelit, shkruan indeksonline.

Trajneri kosovar ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtuesit të skuadrës nga Drenasi.

“Kam dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Feronikelit. Nuk kam arritur të instaloj mentalitetin në skuadër. E kam lënë vendin e lirë për një trajner që mund ta bëjë këtë. I dëshiroj suksese skuadrës”, ka thënë Munishi për Indeksonline.

Ai ka shtuar se për momentin do të pushoj dhe nuk ka ndonjë plan të afërt.

“Për momentin nuk kam ndonjë zgjedhje. Do të pushoj dhe të shikoj kampionatin, pasi është bërë shumë interesant”, ka shtuar Munishi.

Munishi është emëruar si trajner gjatë muajit dhjetor dhe është larguar pas katër muajsh nga ish-kampionët e Superligës. /IndeksOnline/