23:55 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Justin Kluivert është verdhekuq [Foto]

Roma ka bërë një goditje të madhe për sezonin e ardhshëm.

Gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve kanë transferuar talentin e Ajaxit, Justin Kluivert.

Holandezi ka arritur në aeroportin e Fiumicino ku nesër do t’iu nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe do të nënshkruaj kontratën.

Roma duhet t’i paguaj Ajaxit rreth 20 milionë euro për këtë transferim. /IndeksOnline/

Temat: