14:59 / E Martë, 13 Mars 2018

Zyrtare: Kjo është e ardhmja e Piszczek (Foto)

Futbollisti polak, Lukasz Piszczek ka arritur marrëveshje të re me Borussia Dortmundin.

Mbrojtësi 32-vjeçar ka nënshkruar kontratë të re me gjigantin gjerman, deri më 30 qershor të vitit 2020.

“Jemi të kënaqur që pas Marco Reus tani edhe Piszczek ka nënshkruar kontratë të re. Ai është nj futbollist cilësor dhe me karakter të jashtëzakonshëm”, ka thënë drejtori i Dortmundit.

Lukasz u transferua në BVB nga Hertha Berlini në verën e vitit 2010, dhe u bë kampion i Gjermanisë dhe fitues i Kupës dy herë.

Polaku ishte duke u kërkuar me ngulmë nga klubet italiane dhe angleze./IndeksOnline/