13:07 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Kombëtarja gjermane publikon listën me të ftuarit për dy ndeshjet e radhës

Kombëtarja e Gjermanisë e ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për dy miqësoret e radhës.

Ish-kampioni i botës do të përballet me Perunë dhe Rusinë në muajin e ardhshëm.

Dhe tani trajneri, Joachim Low ka bërë të ditur listën me të ftuarit e tij për këto miqësore, transmeton IndeksOnline.

Ndryshe nga që jemi mësuar ta shohim, në këtë listë mungon Mesut Ozil, i cili u pensionua nga futbolli internacional këtë verë.

Image result for ozil germany

Mesfushori me prejardhje turke u largua nga Kombëtarja shkaku i kritikave raciste në drejtim të tij.

Përveç Ozil, edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi mungon në këtë listë për shkak të formës së dobët në të cilën gjendet tek Arsenali.

Më poshtë, mund ta shikoni listën e plotë me lojtarët e ftuar nga Low./IndeksOnline/