08:21 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ky është basketbollisti më i mirë i sezonit në NBA (Foto)

James Harden është votuar si lojtari më i mirë i sezonit të kaluar.

Basketbollisti i Houston Rockets, James Harden është votuar MVP i sezonit në Amerikën e Veriut.

28-vjeçari mposhti basketbollistin e Cleveland Cavaliers, LeBron James dhe yllin e New Orleans Pelicans, Anthony Davis, shkruan IndeksOnline.

“Këtë çmim e kam kërkuar që katër vitet e fundit. Dhe tani ndihem shumë mirë”, ka thënë Harden.

Harden realizoi mesatarisht 30 pikë në një ndeshje, bëri 5.4 kërcime dhe 8.8 asistime.

Houston gjatë këtij sezoni arriti të shkonte deri në gjysmë-finale, për t’u mposhtur pastaj nga Golde State Warriors, që edhe e fituan trofenë në këtë sezon të NBA-s./IndeksOnline/