20:39 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ky është trajneri i Feronikelit

Feronikeli njofton që ka arritur marrëveshje me ish-trajnerin e Partizanit të Shqipërisë, Sulejman Starova që ta udhëheqë klubin në luftën për titull.

Presidenti i klubit nga Drenasi, Naser Ramaj, ka njoftuar që marrëveshja me Starovën është arritur dhe ai do ta fillojë drejtimin e klubit menjëherë.

“Nuk kemi kohë për të humbur sepse lufta për titull është intensifikuar. Ne do ta bëjmë të pamundurën që ta çojmë deri në fund synimin tonë dhe ta fitojmë titullin”, njoftoi Ramaj, teksa i uroi mirëseardhje dhe fat trajnerit të ri.