08:18 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: LeBron James nënshkruan me Lakers (Foto)

Basketbollisti më i mirë në Botë, LeBron James ka firmos kontratë me klubin e ri.

LeBron është larguar nga Cleveland Cavaliers dhe ka nënshkruar kontratë me klubin e Los Angeles Lakers, transmeton IndeksOnline.

Lakers njofton publikun me këtë transferim, por për shkak të politikave nuk ka dashur t’i publikoj kushtet e marrëveshjes.

“Sot është një ditë e mrekullueshme. LeBron është i veçantë. Ai është lojtari më i mirë në Botë. Ai pëlqen të luftojë dhe është lider i padiskutueshëm”, ka thënë Presidenti i Lakers, Earvin.

James luajti 82 ndeshjet e sezonit të kaluar, duke shënuar 27.5 pikë, me 8.6 kërcime dhe 9.1 asistime. Ai e përfundoi sezonin në total me 2.251 pikë dhe u bë lojtari i parë i historisë së NBA-s që realizon 30 mijë pikë, 8 mijë kërcime dhe 8 mijë asistime./IndeksOnline/