15:06 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Leipzig mbetet pa trajner (Foto)

Skuadra nga Bundesliga-s, Leipzig ka mbetur pa trajner. Kjo, pasi Ralph Hasenhuttl është larguar përfundimisht nga klubi gjerman.

Lajmin e  ka konfirmuar klubi përmes rrjeteve sociale, shkruan IndeksOnline.

“Ne jemi pajtuar me Ralph Hasenhuttl që të ndërprejmë kontratën më herët. Ne shpresonim që ai të mbetej në klub deri në fund të kontratës”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Ralph kishte kontratë me anën gjermane deri në verën e vitit 2019.

Nuk dihet e ardhmja e 50-vjeçarit, por një spekulim e qon atë në Premierligë për sezonin e ri.

Austriaku gjatë karrierës ka menaxhuar klube si; Unterhaching, Aalen, Ingolstadt 04 dhe Leipzig./IndeksOnline/