09:15 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Liverpooli “blindon” Salahun

E ardhmja e Mohamed Salah ishte shumë e përfolur pas një sezoni të shkëlqyer me Liverpoolin.

Shumë skuadra evropiane ishin në kërkim të egjiptianit i cili arriti deri në finale me pesë herë kampionët e Evropës.

Megjithatë Salah ka vendosur të qëndroj besnik skuadrës momentale.

Mohamed Salah do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare me një përmirësim të dukshëm të pagës së tij.

Egjiptiani bëri një sezon të mirë pas transferimit nga Roma, ku në 52 paraqitje shënoi 44 gola. /IndeksOnline/