22:19 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

ZYRTARE: Liverpooli ia rrëmben objektivin Manchester Unitedit (Video)

Skuadra e Liverpoolit ka transferuar futbollistin e Monacos, Fabinho. Lajmin e ka konfirmuar klubi anglez përmes rrjeteve sociale.

Fabinho do të nënshkruaj një kontrata afatgjate me klubin e “The Reds”, shkruan IndeksOnline.

“Unë jam shumë i emocionuar që kam nënshkruar kontratë me Liverpoolin. Kjo është dicka që kam dashur gjithmonë. Ky super ekip, me një infrastrukturë të jashtëzakonshëm”, ka thënë Fabinho.

24-vjeçari në Monaco ka zhvilluar 225 paraqitje dhe shënoi 29 gola në pesë sezonet e fundit për klubin francez.

Fabinho ishte objektiv i madh i shumë skuadrave, përfshi edhe rivalin e Liverpoolit, Manchester Unitedin./IndeksOnline/