19:43 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Llapi përforcon sulmin, merr sulmuesin e Trepça ’89 (Foto)

Skuadra e Llapit ka bërë një tjetër transferim gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Klubi i famshëm kosovar ka transferuar sulmuesin e Trepça ’89, Shend Kelmendi, shkruan IndeksOnline.

Kelmendi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e drejtuar nga Bylbyl Sokoli.

23 vjeçari karrierën e nisi tek Prishtina ku nga juniorët kaloj tek ekipi i parë ku realizoj 11 gola.

Pas 4 viteve, ai u largua tek Trepça ’89 ku më pas Skënderbeu bleu kartonin e futbollistit.

Ai u rikthye për 6 muaj tek Trepça ’89 dhe nga ky stinor do jetë nën ‘ombrellën’ e Llapit. Kelmendi luan si sulmues i dy krahëve dhe si qendërsulmues./IndeksOnline/