15:21 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Manchester United kompleton transferin e ri

Manchester United po përgatitet për sezonin e ri që t’i bëjë sa më shumë konkurrencë kushërinjve të Cityt.

Djajtë e kuq tashmë janë aktivizuar për të përforcuar sa më shumë skuadrën, shkruan indeksonline.

Nënkampionët e Premierligës kanë zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të Shakhtar Dinetsk, Fred.

Lojtari ka përfunduar me sukses vizitat mjekësore dhe ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me mundësi për të vazhduar për një vit të mëtejshëm.

Numri i 25 vjeçarit do të bëhet i ditur para fillimit të sezonit të ri. /IndeksOnline/