22:32 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Mbrojtësi i Liverpoolit transferohet te skuadra e njohur e Serie A

Ragnar Klavan e ka kompletuar transferimin e tij te klubi i Serie A, Cagliari.

Reprezentuesi i Estonisë është larguar nga Liverpooli pas dy vitesh në Marseyside, ku bëri 53 paraqitje dhe shënoi 2 gola.

Klavan iu bashkua Liverpoolit nga FC Augsburg në verën e vitit 2016 dhe bëri 25 paraqitje në sezonin debutues, duke shënuar 1 gol ndaj Derby Countyt në Kupë.

Qendër-mbrojtësi bëri 28 paraqitje sezonin e kaluar, përfshirë këtu edhe 8 paraqitje në Champions League, teksa ai shënoi edhe golin e fitores në minutat e fundit ndaj Burnleyt.

Klavan e kompletpoi kalimin te Cagliari në baza permanente, teksa të dielën mund të debutojë ndaj Empolit në Serie A./IndeksOnline/

Ragnar Klavan al Cagliari