14:05 / E Diele, 14 Janar 2018

Zyrtare: Mërgim Brahimi largohet nga Zvicra, transferohet në Greqi (Foto)

Mërgim Brahimi është larguar nga skuadra zvicrane, Grasshoppers.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës është transferuar në Greqi te klubi i Panionios, shkruan IndeksOnline.

Klubi i ri i kosovarit është në pozitën e pestë në Superligën e Greqisë me 26 pikë.

Kujtojmë se 25-vjeçari është futbollist i akademisë së Grasshoppers, por për shkak të paraqitjeve të pakta u detyrua të largohet nga Zvicra./IndeksOnline/