18:42 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Mësohet se ku do të zhvillohet finalja e “Copa del Rey” (Foto)

Finalja e Kupës së Mbretit të Spanjës, mes Barcelonës dhe Sevillas do të zhvillohet në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Lajmin e kanë bërë të ditur faqet zyrtare të skuadrave finaliste, transmeton IndeksOnline.

Takimi mes Barcelonës dhe Sevillas do të zhvillohet më 21 prill.

Stadiumi “Wanda” është i Atletico Madridit, i cili është hapur gjatë këtij sezoni 2017/18 dhe ka kapacitet deri në 67 mijë ulëse./IndeksOnline/