20:47 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Mesut Ozil merr vendimin më të rëndë të karrierës

Mesut Ozil është kritikuar shumë pas dështimit të Gjermanisë në Kupën e Botës që u zhvillua në Rusi.

Mesfushori i Arsenalit ishte në qendër të kritikave, sidomos pas takimit me presidentin e Turqisë, Taip Erdogan.

Ozil ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të vesh më fanellën e Gjermanisë.

Ai ndihet i tradhtuar nga Federata Gjermane dhe zyrtar të lartë të futbollit gjerman.

“Kam veshur fanellën gjermane me krenari dhe eksitim të tillë, por tani nuk e bëj”.

“Ky vendim ka qenë shumë i vështirë për t’u marrë, sepse gjithmonë kam dhënë gjithçka për shokët e ekipit tim, stafin e stërvitjes dhe njerëzit e mirë të Gjermanisë”.

“Por kur zyrtarët e rangut të lartë të DFB-së më trajtojnë si ata, nuk i respektojnë rrënjët e mia turke dhe me vetëdije më kthejnë në propagandë politike, atëherë mjafton me kaq”.

“Kjo nuk është arsyeja pse unë luaj futboll, dhe nuk do të rri duarkryq dhe nuk bëj asgjë për këtë. Racizmi kurrë nuk duhet të pranohet”, ka shkruar Ozil.

Ozil është pjesë e Kombëtares së Gjermanisë që nga viti 2009, ku në 92 paraqitje ka shënuar 23 gola, duke triumfuar në Kupën e Botës në Brazil në vitin 2014. /IndeksOnline/