11:29 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Milani me portier të ri, e njihni që të gjithë atë

Milani e ka përfunduar tërësisht marrëveshjen me portierin e njohur spanjoll, Pepe Reina. Ka qenë vetë gardiani spanjoll ai që ka konfirmuar marrëveshjen me Milanin.

“Do ta dua përgjithmonë Napolin. Kam kërkuar shumë që të fitojmë së bashku Scudetton, por nuk e arritëm këtë. Kanë qenë katër vite të mrekullueshme. Tani po shkoj në Milani. Do të jetë një tjetër përvojë e jashtëzakonshme për mua, me një nga klubet më të rëndësishme në botë” ka thënë Reina për mediat italiane./Indeksonline/

Temat: